Dieta vetëm me fruta e vajzës australiane

11/04/2014 00:00

Një vajzë australiane, e cila është bërë e famshme në Youtube për elegancën e saj, thotë se ushqehet gjatë gjithë ditës vetëm me fruta.

E njohur si Freelee “Vajza Banane”, ajo pretendon se konsumon vetëm 2 ananasë, 5 mango ose 20 banane deri në orën 4 pasdite.

Pas kësaj ore, ajo i lejon vetes të konsumojë diçka të pjekur, zakonisht 3.5 kilogramë patate furre. Freelee ka tërhequr 166 mijë persona që e pëlqejnë dietën e saj ekstreme në kanalin e saj të Youtube.

Por, shumë dietologë mendojnë se të ushqehesh vetëm me fruta dhe të përjashtosh gjithçka tjetër është e rrezikshme. Sidomos, përbën rrezik konsumi i lartë i bananeve në një ditë të vetme pasi ato përmbajnë potas që në sasi të mëdha dëmton zemrën.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel