Filxhanë me profilin e Hitlerit

11/04/2014 00:00

Një kompani gjermane e shpërndarjes së filxhanëve dhe objekteve të tjera të qeramikës u kërkoi ndjesë të gjithë klientëve të saj dhe publikut pasi në një produkt të hedhur në treg ishte i stampuar profili i Hitlerit.

Një profil bardhezi i Hitlerit, “svastika” apo “Kryqi i Thyer” dhe thënie të njerëzve të famshëm të shkruajtura në anglisht ishin të vendosura në një set filxhanësh qeramikë që kompani gjermane “Zurbrueggen” kishte porositur në Kinë.

170 copë u shitën para se të vihej re se imazhi i stampuar në to, që detyroi kompaninë të tërheqë nga rrjeti i dyqaneve të saj dhe të shkatërrojë të gjithë sasinë tjetër.

Drejtuesit e saj dolën në një deklaratë publike ku kërkuan ndjesë dhe thanë se gjithcka ishte një gabim i tmerrshëm i shkaktuar në rrethana që mbeten për t’u sqaruar. Për kompaninë gjermane, dizajneri kinez kishte zgjedhur gabimisht imazhin e diktatorit nazist për t’u stampuar mbi 5 mijë filxhanë.

“Askush nuk e vuri re këtë problem gjatë hapjes së dërgesës”, deklaroi pronari i kompanisë, duke u premtuar 170 klientëve që kanë blerë filxhanë të tillë një dëmshpërblim prej 20 eurosh, nga 1.99 që ishte vlera me të cilën ata blenë filxhanin.

Top Channel