Një parajsë tropikale dikur, lumi Citarum në Java të Indonezisë konsiderohet sot si lumi më i ndotur në botë.

I “mbytur” në plehra dhe mbetje kimike të hedhura nga fabrikat tekstile, ky lumë ka humbur 60% të peshqve.

Edhe pse më keq nuk ka ku të shkojë, janë plot 35 milionë njerëz që e përdorin ende ujin e këtij lumi për të pirë dhe për t’u larë.

“Nuk peshkoj më pasi peshqit i gjej në sipërfaqe. Kemi rregulla për hedhjen e plehrave në lumë, por askush nuk do t’ia dijë për to”, thotë një banor i zonës.

Fabrikat tekstile i hedhin në lumë mbetjet kimike gjatë natës dhe ka raste kur uji merr ngjyrë të kuqe ose të zezë nga përqindja e lartë e ngjyruesve të ndryshëm që hidhen në të.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel