Erkand Qerimaj dhe Daniel Godelli veshin Europën me ngjyrat kuqezi. Në Kampionatin Europian të Peshëngritjes që u zhvillua në Tel Aviv, vendet më të larta në podium për kategorinë 77 kg i arritën shqiptarët. Erkandi dhe Danieli u pritën si tirumfatorë pas rikthimit në atdhe.

Kim Kardashian është ndër personazhet më të famshëm të “showbiz”-it dhe është një shqiptar që e bën atë të shkëlqejë në ceremonitë apo eventet ku merr pjesë. Mario Dedivanoviç, i njohur si “make-up” artist i personazheve të famshëm, është kurues personal i tualetit për 33-vjeçaren. Dedivanoviç është me origjinë shqiptare dhe familja e tij emigroi nga Mali i Zi drejt Shtetve të Bashkuara të Amerikës 35 vite më parë. Mario flet rrjedhshëm gjuhën shqipe.

“Huffington Post” zgjedh Porto Palermon në Shqipëri si destinacionin e parë në Europë që ia vlen të zbulohet. Mes kodrave të gjelbra në jug të Himarës është Porto Palermo. Ky fshat shqiptar nuk është shumë i njohur, por aty gjen kështjellën e shekullit të XVIII që lartëson një gji vezullues. Vizitorët mund të eksplorojnë terrenin e mirëruajtur dhe të shijojnë tablonë piktoreske të bregdetit. Në shkrimin e saj për versionin online të gazetës prestizgjoze, Emili Vaserman flet pikërisht për ato copëza të pazbuluara që natyra i ruan si sekrete, por bukuria e tyre nuk duhet lënë pa shijuar.

Zhang Junhao nuk është një 3-vjeçar i zakonshëm. Me një aftësi të rrallë në kërcim ai mori pjesë në “China’s Got Talent” dhe surprizoi anëtarët e jurisë. Mes duarktrokitjeve të publikut ai performoi me mjaft siguri duke kaluar në fazën tjetër të garës. Për pak ditë video e tij ka arritur mbi 5 milionë klikime në Youtube.

Top Channel