Disa orë pas daljes së parë të suksesshme të Athinës në tregje pas katër vitesh, kancelarja gjermane ka vizituar për gati dhjetë orë kryeqytetin grek në kuadrin e një forumi për biznesmenët e rinj, në një përpjekje për të mbështetur reformat që po zbaton qeveria e kryeministri Samaras, partia e të cilit ndodhet pas në sondazhet e fundit, disa javë para zgjedhjeve lokale dhe ato për PE.

Pasi eshte takuar me kryeministrin Samaras, Angela Merkel  ka deklaruar se ne Greqi tashme eshte i dukshem progresi  dhe e ardhmja duket optimiste per qytetaret greke qe sakrifikuan.

“Pas  gjithe ketyre masave te domosdoshme dhe gjithe reformave  strukturore të cilat do të jenë të nevojshme në të ardhmen, Greqia siguroi me shumë mundësi se sa vështirësi , pavarësisht nga fakti se ka papunësi të lartë, dhe njerëzit nuk mund të shohin praktikisht rritjen ekonomike qe po vjen”, tha Merkel.

Nga ana e tij kryeministri grek deklaroi se perpjekjet duhen vazhduar ,se ka mbaruar perfundimisht epoka e mosbesimit ndaj Athines dhe se teprica primare e krijuar vitin e kaluar dhe dalja me sukses ne tregjet financiare e Greqise ishin  rezultat I sakrificave te  qytetareve .

“Eshte bere shume pune,me sakrifica te medha  nga ana e popullit grek , kështu që ne mund të krijojmë një shoqëri dhe një treg i cili do të jetë produktiv, në vend të nje shoqerie konsumi sic kemi qene deri me sot.  Kjo Greqi e re është tani një realitet”, deklaroi Samaras.

Samaras ka deklaruar gjithashtu se papunesia e larte ,ka filluar dhe po reduktohet. Gjithesesi per sa I perket ceshtjes se borxhit kolosal grek qe eshte dhe thembra e Akilit per ekonomine e vendit ,por edhe per partneret europiane, Merkel ka premtuar se cdo gje do te rishikohet ne premisa dhe kushte me te mira ne shtator.

Ndersa opozita greke qe ka kritikuar Berlinin per politikat fiskale dhe imponimin e masave te rrepta ka kerkuar nga qytetaret greke te pakenaqur, qe pavaresisht ndalimit te manifestimeve kunder vizites se kancelares gjermane te  protestojne, pasi kane qene pikerisht keto politika sipas saj qe kane sjelle papunesi,recension dhe varferi.

Udheheqes te partise me te madhe te opozites i jane bashkuar nje  proteste te zhvilluar nga perfaqesues te sindikatave dhe grupeve te majta ne nje zone te izoluar te kryeqytetit. Masat e policise kane qene teper te rrepta, sidomos pas aktit terrorist te dites se enjte kur nje makine bombe me 75 kg lende eksplozive ka shperthyer prane Bankes se Greqise. Mbi  7000 police te mbeshtetur edhe me helikoptere kane qene ne gadishmeri per 24 ore ne te  gjithe kryeqytetin grek.

Top Channel