Guardiola: Me Realin, një sfidë e madhe

11/04/2014 00:00

Pep Guardiola e ka konsideruar si një “sfidë të madhe” gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve që do të vërë përballë Bayern Munchen me Real Madrid.

“Shorti duhet pranuar edhe kur nuk tregohet i mirë. E njoh Realin dhe është shumë i vështirë për t’u mundur. Kanë një skuadër të mrekullueshme dhe një trajner të shkëlqyer, kështu që për ne do të jetë një sfidë e madhe. Po e presim me padurim”, tha trajneri spanjoll i bavarezëve.

Ndeshja e parë do të luhet në Santiago Bernabeu në datën 23 prill. Edhe pse ka dyshime për pjesëmarrjen e Cristiano Ronaldos në këtë takim, Guardiola beson se portugezi do të jetë i pranishëm.

“Mendoj se do të luajë ndaj nesh. Do e përgatisim ndeshjen duke besuar se do të jetë në fushë”, tha Guardiola.

Top Channel