Të mbash gjysmë milioni bletë në trup

12/04/2014 00:00

Një fermer kinez u “mbështoll” me 460 mijë bletë duke formuar një kostum prej 45 kilogramësh, të cilin e mbajti veshur për 40 minuta.

Me ndihmën e bashkëshortes së tij dhe 5 mbarështuesve të tjerë bletësh, She Pong arriti t’i bënte reklamën më të mirë punës së tij.

34-vjeçari kërkon që me këtë arritje t’i bëjë reklamë mjaltit që shet: “Është shumë e vështirë, por e bëra për reklamë. Merrem me bletët që në moshën 22-vjeçare dhe jam mësuar me to.”

“Sekreti është të mos lash trupin me sapun pasi aroma i ngacmon bletët”, thotë kinezi, i cili u pickua 20 herë nga bletët gjatë performancës.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel