Norvegji, peshkatari gjen vibrator në barkun e merlucit

12/04/2014 00:00

Një peshkatar norvegjez u habit jashtë mase në momentin kur gjeti një vibrator brenda barkut të merlucit që kishte zënë gjatë peshkimit të ditës në Eidsbygda.

Bjoern Frilund zuri një merluc prej 6 kilogramësh, por menjëherë vuri re që stomaku i tij kishte një formë të çuditshme. 64-vjeçari kontrolloi dhe kuptoi se shkaku i asaj forme ishte një vibrator i madh.

Ai tha për ‘The Local’: “U habita shumë. Nuk kam parë kurrë më parë një gjë të tillë brenda peshqve. Në Norvegji kemi shumë oktapodë me ngjyra dhe ndoshta ky merluc ka menduar se bëhej fjalë për një oktapod dhe e ka gëlltitur.”

Top Channel