“Votim” për drejtuesit e arsimit

12/04/2014 00:00

Edhe pse jane perzgjedhur me konkurs, te gjithe drejtoret e drejtorive
arsimore ne vend jane vendosur ne prove nga Ministria e Arsimit.

Ne 63 qendra te vendit jane ngritur komisione ku mesuesit permes nje anketimi kane dhene vleresimin e tyre per punen e deritanishme te drejtorive arsimore.

“Edhe pse janë të dalë pas një procesi konkursi, fjala ime ka qenë që unë do të jenë në një periudhë prove dhe unë do të ftoj sërish mësuesit për t’u bërë pjesë e vlerësimit të punës së tyre”, tha ministrja e Arsimit Lindita Nikolla.

Ministrja, gjate vizites se saj prane shkolles se mesme “Andon Zako Çajupi”, ku kryehej votimi tha se pas ketij anketimi do te dilet ne perfundime te caktuara.

“Këta mësues po japin mendimin e tyre përmes votës së fshehtë për t’u bërë pjesë e vendimmarrjes dhe organizimit të mëpastajshëm të gjithë punës së përbashkët”, tha Nikolla.

Zonja Nikolla tha se anketime te tilla do te kryhen here pas here, si nje menyre per te rritur perfomancen e mesuesve ne shkolla.

Top Channel