Pas 20 ditëve fushatë elektorale të shtunën Maqedonia është futur në heshtje parazgjedhore për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale që mbahen ditën e diel.

Për postin e presidentit të Maqedonisë garojnë katër kandidat, Gjorge Ivanov nga VMRO-DPMNE, Stevo Pendarovski nga LSDM, Iljaz Halimi nga PDSH dhe Zoran Popovski nga Opsioni Qytetar për Maqedoninë.

Të shtunën votojnë të burgosurit, pjesëtarët e Armatës, të sëmurët si dhe refugjatët apo personat e zhvendosur brenda vendit. Gjatë fushatës politikanët kanë përdorur gjuhë të ashpër, madje në disa raste kryeministri Gruevski ka kërkuar mbështetjen e maqedonasve për të mos u shantazhuar nga partitë shqiptare.

Në këto zgjedhje të drejtë vote kanë 1 milion e 780 mijë qytetarë. Për të fituar zgjedhjet në raundin e parë, njëri prej kandidatëve duhet të fitojë 51 për qind të votave, kurse pjesëmarrja në zgjedhje duhet të jetë mbi 50 për qind.

Sipas sondazheve, përballja kryesore në këto zgjedhje presidenciale pritet të zhvillohet pas dy javëve, në balotazh më 27 prill, mes presidenti aktual Gjorgje Ivanov, i cili është kandiduar edhe për një mandat nga partia VMRO-DPMNE dhe kandidatit të LSDM-së, Stevo Pendarovski.

Top Channel