Një “selfie” në Polin e Veriut

13/04/2014 00:00

Zakonisht, të bësh një “selfie” është proces shumë i thjeshtë, por kur provon t’i bësh foto vetes në Polin e Veriut, atëherë gjërat ndërlikohen jashtë mase.

Një aventuriere skoceze ka bërë një foto brilante me telefonin e saj celular duke e postuar më pas në Twitter. Shona Thomson shkroi: “I urrej “selfie”-t, por pranohet nëse i bëj në Polin e Veriut.”

Edhe pse një foto shumë e veçantë, Shona, e cila ka kompletuar 7 maratona në 7 kontinente të ndryshme, nuk ia rekomandon askujt bëmën e saj.

“Nuk i rekomandoj “selfie”-t në Polin e Veriut. Gishtat e mi nuk e kanë marrë ende veten nga ngrica”, shtoi Shona.

Top Channel