Rihanna, gati për shtrat apo për skenë?

14/04/2014 00:00

Mbrëmjen e së dielës në MTV Movie Awards, Rihanna u paraqit e veshur si për shtrat. 26-vjeçarja kishte zgjedhur për këtë event një mantel të bardhë të gjatë dhe poshtë tij një kostum të bardhë që i tregonte këmbët.

Në fillim këngëtarja e mbajti të mbyllur mantelin, por kur fotografët u bënë gati për shkrepje, ajo e hapi duke treguar dekoltenë dhe këmbët.

Në mbrëmjen e MTV Movie Awards, Rihanna performoi së bashku me Eminemin këngën Monster.

Ky është bashkëpunimi i dytë Rihanna-Eminem pas këngës së suksesshme Love The Way You Lie.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel