Candido Godoy, qyteti brazilian i “binjakëve”

14/04/2014 00:00

Qyteti brazilian i Candido Godoi është ndoshta i vetmi në botë për një specifikë, që s’mund të thuhet edhe për të tjerë qytete.

Bashkia që ndodhet në shtetin e Rio Grande do Sul, është mbiquajtur “Toka e Binjakëve”, për shkak të numrit fenomenal të binjakëve të lindur atje.

Duke qenë se më shumë se 1 shtatzani, nga 10 të tilla, rezulton me lindje binjakësh ose më shumë se kaq, qyteti ka një përqindje prej afro 1000% më të lartë se sa mesatarja globale.

Dhe më e çuditshmja vjen nga fakti se, ndërsa shumë përpjekje janë bërë për të shpjeguar fenomenin, shumë vëzhgues fajësojnë nazizmin. Sipas tyre, kjo dukuri vjen për shkak të një prej nëpunësve më të pamëshirshëm të Adolf Hitlerit, doktor Joseph Mengele, i njohur gjithashtu edhe si “Ëngjëlli i Vdekjes”.

Disa historianë besojnë se fizikanti i Aushvicit shkoi në Brazil pas rënies së Rajhut të Tretë, ku dhe vazhdoi eksperimentet mjekësore, për të cilat mori edhe famë gjatë luftës. Ai akuzohet si përgjegjës i vdekjeve të mbi 400 mijë hebrenjve.

Duke pasur si mision të tijin krijimin e një race të pastër ariane për Fyhrerin e tij, Mengele ishte mjek rezident në Aushvic nga Maji 1943 deri në largimin e tij, për shkak të avancimit të Ushtrisë së Kuqe në Janar 1945.

Gjatë kohës së punimeve në kampin vdekjeprurës, ai zhvilloi shpesh herë eksperimente humane, teksa përpiqej të zbulonte aspektin gjenetik që kishte ndikim në lindjen e binjakëve. Kjo për shkak se synonte të rriste në mënyrë artificiale normën e lindjes së arianëve për mjeshtrin e tij.

Pikërisht, kjo gjë nuk u arrit asnjëherë, deri kur ai mbërriti në Candido Godoi, nën maskën e një mjeku “bredharak”, që historianët thonë se përpjekjet e tij sollën më në fund frytet e duhura.

Rezidentët thonë se ai vizitoi qytetin shumë herë gjatë viteve ’60, duke u paraqitur fillimisht si një veteriner, e më pas duke ofruar trajtime mjekësore për gratë e qytetit. Ata pretendojnë se ai u dha atyre një përzierje drogash apo hormonesh, tepër të zhvilluara për kohën, si dhe stimuluese për binjakëzimin.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel