Gjobiten 45 pika karburantesh

14/04/2014 00:00

Ministria e Energjisë dhe Industrisë, përmes Inspektoriatit Qendror Teknik, ka gjobitur një sërë pikash tregtimi të karburantit në zona të ndryshme të vendit.

Masat janë marrë pasi një pjesë e këtyre subjekteve nuk disponojnë dokumentacionin e duhur tekniko-ligjor për ushtrimin e aktivitetit të tyre, ndërsa një tjetër kategori subjektesh rezultoi se kishin probleme me standardin e pikës së flakërimit, përqindjen e squfurit jashtë normës ligjore, që janë treguesit kryesorë të cilësisë së karburantit.

Janë 45 pikat në të gjithë vendin, që janë gjobitur nga 70 mijë deri në 1 milion lek, lista e të cilave bëhet publike për herë të parë.

Ndërkohë, ka reaguar edhe Shoqata e Shoqërive Hidrokarbure, e cila ka kërkuar të hetohet deri në burim, te shpërndarësit e mëdhenj të karburantit. Sipas shoqatës, ky skandal prek të gjithë taksapaguesit, që kërkojnë nga këto agjenci kontrolli të garantojnë cilësinë dhe të shmangin evazionin fiskal, pa llogaritur se kjo shkatërron edhe konkurrencën e lirë dhe barazinë në treg.

Top Channel