Gjatë një takimi të zhvilluar me Drejtorët e Drejtorive Arsimore në vend, Kryeministri Edi Rama ka theksuar se një prej sfidave më kryesore të reformës në arsimin paraunviversitar është shndërrimi i shkollës në një qendër komunitare.

Rama deklaroi se tashmë është hartuar dokumenti strategjik dhe po punohet për të siguruar mbështetjen e donatorëve.

“Në vend se te investohej ne nje numer te kufizuar shkollash me tulla dhe llac, do te investohet ne te gjitha shkollat e shqiperise per te ndertuar platformen e perbashket dixhitale dhe per te hedhur keshtu themelin e nje transformimi rrenjesor qe do te jete transformimi i viteve te ardhshme dhe qe do te garantoj bashkimin ne nje platform te te  gjithe nxenesve ne te gjitha skajet e vendit dhe te gjithe mesuesve po ashtu kudo ku ata japin kontributin e tyre, duke bere qe cilesia e marrjes se informacionit dhe po ashtu I te gjithe procesit te mesimdhenies dhe llogaridhenies te jete e barazvlefshme ne te gjithe territorin e Shqiperise”, tha Rama.

Gjatë këtij takimi, Kryeministri Edi Rama deklaroi gjithashtu se eshte eshte bere nje pune e madhe nga Ministria e Arsimit per te ecur me shpejtesi drejte unifikimit konceptual te sistemit arsimor mes Shqiperise dhe Kosoves.

Top Channel