Në letër duhet të ishte një zonë me zhvillim të jashtëzakonshëm, por përtej kësaj në Komunën Vergo të Delvinës nuk është bërë kurrë asgjë, asgjë për të qenë të paktën, sepse fjalë ka patur shumë, për një rrugë që mban të izoluar një zonë të tërë, për arsim e shëndetësi më cilësore, për mbrojtje pyjesh e lumenjsh e shumçka që ka mbetur deri më sot thjesht në trajtën e premtimeve që kanë shkuar bashkë me fushatat elektorale.

40 kilometrat që e ndajnë nga Saranda dhe 25 nga Delvina duken si një kalvar i pafundëm me rrugën që mund të jetë gjithcka, vec e tillë jo. Anës duken inertet e shfrytëzuara barbarisht nga lumi i Kalasës, ndërsa më tej urat janë përkulur bërë barrë mbi njëra-tjetrën. Diku, një tumë ilire e shpartalluar nga grabitësit ngre krye dhimbshëm, e më tej aksi dredhon rrëmujshëm.
 
Fshati Kalas me rreth 200 shtepite e tij eshte i pari i nje vargani qendrash te banuara qe mbeshtetjen e kane pare vetem ne leter, ketu nuk mungon asgje, por edhe mungon gjithcka. Natyra eshte, mundesite po ashtu, banoret jane puntore e zemermedhej por nga krahu tjeter u duhet te perballen me pjesen qe shkon pertej tyre tek shteti dhe detyrimet qe mesaduket ky i fundit i ka harruar kohe me pare.

Nuk eshte e veshtire te gjesh probleme sepse ato jane gjithekund, si nje zinxhir qe ngushtohet dite pas dite mbi jetet e banoreve.

“Cdo njeri që vjen për votat, vjen vetëm për votat e tij, për asgjë tjetër. Kështu që popullin e kanë lënë si peshku pa ujë. E nxjerrin popullin si peshku në zallë dhe i thonë tani prit kur të bjerë shi që të pish ujë ti”, thotë Elez Çepja, banor i Kalasës.

Prodhime ka, fitime prej tyre veshtire…

“Shkojnë dëm të gjitha. Mbjellim perime na shkojnë dëm, mbjellim agrume na shkojnë dëm, na shkojnë dëm të gjitha”, thotë Shahin Selimi, banor i Kalasës.

Nga fshati Kalase udhetojme drejt nje tjeter fshati qe historine e ka pjese te tijen, Tatzati. Rruges dallohen stabilimente peshku sot te braktisura. Jane plot 8 te tille sic na thone banoret qe kane mbyllur dyert per shkak te mungeses se infrastruktures. Mijera euro investime te shkuara dem. Edhe pse nuk duket, pas kesaj rruge 4 kilometra jetojne njerez.
 
Tatzatit pesha i dallohet nga shtepite e medha e hijerenda , ashtu sic i dallohet braktisja qe e ka tkurrur fshatin nga 150 familjet e dikurshme ne vetem 25 te tilla.

“Bileta për 40 kilometrat janë 1 mijë lekë të rinj vajtje-ardhje, Sarandë-Tatzat apo Delvinë-Tatzat. Papunësia është e madhe, s’ka punë këtu”, thotë Zenel Dajkor, banor i Tatzatit.
 
Banoret shkojne e vijne te izoluar ne fshatin e tyre…ketu gjithcka duhet ta zgjidhin vete sepse pjesa tjeter eshte larg qe ketej.

“Pa infermier. Këtu larg qoftë të sëmurët njeriu vdes në mes të rrugës. Nuk pret as të shpiesh poshtë”, shton Zeneli.

“S’kemi rrugë. Të gjitha prodhimet, dhe të prodhosh këtu mundimi shkon kot”, tregon një tjetër banor i Tatzatit.
 
Heshtja perplaset shtepive te boshta e mes tyre ndihen banoret qe vazhdojne e vazhdojne te rendisin hallet…ashtu si Alma qe eshte invalide e qe qofte edhe per nje gjilpere te thjeshte duhet te udhetoje per kilometra te tere

“Njerëzit nuk kanë që të blejnë bukën”, thotë ajo.

Nga Tatzati rrugetojme tejmi. Me pare Fushe-Verria me rreth 700 banore e me pas fshati i rradhes.
 
Ka edhe realitete si ai i fshatit Senice, ketu dikur jetonin rreth 70 familje, ndersa sot vetem tre, cka e ka kthyer kete vend, kete fshat ne nje zone te shkrete.
 
Mungesa e rruges i ka larguar thuajse te gjithe vec disave qe duket sikur kane ngecur ne kohe ashtu si Timoleo i moshuari qe edhe pse i verber nuk e ka humbur deshiren per te jetuar, per te ndjere serisht njerezit te gumezhijne rrugicave.

“Edhe sistemi që shkoi, komunizmi, edhe sistemi që erdhi, demokracia i braktisi”, thotë Timoleo Duka.

“Këtu ka ngelur shkretë. Ka ngelur jetim”, shprehet Mihal Gjika
banor i Senicës.
 
Nga Senica zbresim ne qender te komunes Vergo, por edhe aty gjerat ndryshojne pak ose aspak.

“Asnjë mbështetje s’kemi patur deri më sot. Asnjë ndihmë, asnjë gjë nuk na është dhënë”, thotë Osman Zeqo, banor i Vergosë.
 
Kjo zone ka mese 25 mije krere te imta, 2000 gjedhe , 4000 mije koshere blete , 2000 hektare toke bujqesore, 100 mije rrenje ullinj e 200 hektare vreshta por… rruga, dikund mungesa e ujit, dikund karburanti, diku plehrat kimike, diku mungesa e tregut e shumcka tjeter rendojne mbi ekonomite e brishta te banoreve

“Me shpresa kemi vajtur deri më sot dhe shpresojmë që të rregullohemi. Problemi qe ka kjo zone nuk eshte prodhimi , prodhimin e ka te bollshem dhe te pastert cilesor, problemi eshte tregu. Duke qene larg tregu mungon infrastruktura eshte e pamundur qe keta ta tregtojne, shpesh prodhimet e ketyre nuk shiten ose shiten nen kosto, si te tille keta jane te falimentuar. Ndaj zona po braktiset”, thotë Imer Baci, banor i Vergosë.

Po ashtu edhe ne fshatin tjeter Kopacez me rreth 80 shtepi…nje rruge vjen deri jo larg fshatit por edhe ky investim i pamjaftueshem per te zgjidhur hallet e tjera..ku perfundon nje problem si rruga shtohen te tjere a thuaj se banoret nuk mund te jetojne pa to.

“Ku ta coj, ja sheleget, ja sheleget, pa shitur, se nuk i kalojme dot sheleget, kasapi ben punen e tija, baxho ben punen e saja me qumesht pluhur me niseshte punet e tyre, i mbajne punishtet dimer behar hapur vetem me niseshte me qumesh pluhur, qumështi deles nuk kalon”, thotë Gjergji Nanaj banor i Kopaces
 
“Dushat pothuajse jane lene shkrete , fare , hic , nuk punohet fare. Kanale nuk ka fare jane bllokuar te gjitha . nuk punohet hic ne kanale fare . Uje ska. Me perpara ka patur uje te shumte ketu, vinte nga kalasa nga lumi I kalases po kishte rregull te madh atehere tani ska me rregull e pret ai lart ujin s vjen me poshte fare”, tregon Beqir Rroboci tjetër banor i Kopaces.
 
Fshatrat shuhen ngadale, ndryshe nga banoret qe mbeten pas te perzhitur ne problemet e tyre.

Top Channel