Kinë, foshnja me 4 duar dhe 4 këmbë

15/04/2014 00:00

Një foshnje në Kinë lindi me 4 duar dhe 4 këmbë, por mjekët e spitalit të Guangdongut ia hoqën me sukses gjymtyrët e tepërta dhe tani, 4 ditë pas operacionit, bebja është në gjendje të qëndrueshme.

Djali 13-ditësh nga Huizhou u lind i bashkuar në gjoks me binjakun e tij parazit. Kryekirurgu Yu Jiakang shpjegoi: “Duhet të ishin binjakë, por njëri prej tyre nuk u zhvillua siç duhej dhe u deformua.”

Babai i të voglit fajëson veten për faktin se nuk është kujdesur sa duhet për bashkëshorten e tij gjatë shtatzënisë.

“E kisha mendjen vetëm tek puna dhe tek lekët. Duhej ta kisha çuar gruan për kontroll më shpesh”, tha zoti Chen.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel