Serena Williams: Krenare për trupin tim

15/04/2014 00:00

Serena Williams është krenare për trupin e saj, por jo gjithmonë është ndjerë kështu. Tenistja e famshme amerikane ka zbuluar për revistën ‘Fitness’ se më parë nuk i pëlqenin aspak format e saj të ndryshme nga tenistet e tjera.

“Kur isha e re nuk isha e kënaqur me fizikun tim. Më pas, kur nisa të fitoja turne, kolege që i kisha moshatare më thonin që e pëlqenin shumë pamjen time dhe unë nisa ta pranoja trupin tim dhe gjoksin e madh. Rëndësi ka që ta pranosh veten ashtu siç je”, thotë 32-vjeçarja, aktualisht numri 1 i botës në tenisin e femrave.

Serena Williams ka fituar 32 Grand Slam-e në karrierë (përfshirë titujt e fituara në dyshe dhe dyshe të kombinuar) dhe 4 medalje olimpike.

Ajo shpjegon se sukseset i ka arritur duke krijuar një personalitet tjetër në fushë: “Unë kam dy personalitete. Serena teniste që njeh shumica e njerëzve është një femër e çmendur që nuk pranon asnjë gabim. Ajo është një Serenë e inatosur dhe aspak e mirë. Ndërsa Serena tjetër është personi jashtë fushe, një njeri shumë gazmor dhe që qesh gjatë gjithë kohës.”

FOTO GALERI
1/2

Top Channel