Ja pse i thonë “Shkëmbi”

15/04/2014 00:00

Ka interpretuar në disa nga filmat më fitimprurës të viteve të fundit (saga Fast & Furious, The Scorpion King, G.I. Joe dhe Herkuli) duke u njohur nga publiku i gjerë si aktor i filmave aksion, por Dwayne Johnson më parë ka qenë i famshëm si yll “wrestling”-u dhe thërritej “The Rock” (Shkëmbi).

Duke parë fotot e fundit që ka postuar në Instagram, kuptohet fare mirë pse i është ngjitur kjo nofkë.

41-vjeçari postoi disa foto nga stërvitja e tij e përditshme duke treguar muskujt që praktikisht po i “shpërthenin”. Ai shpjegoi se stërvitjen po e bënte për të larguar lodhjen nga një udhëtim i gjatë me avion.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel