Aksident në Kukës, një viktimë dhe dy të plagosur

15/04/2014 00:00

Një aksident rrugor pranë fshatit Kolsh në Kukës ka shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve.

Një kamion me lëndë ndërtimi është rrëzuar duke sjellë vdekjen e njërit prej personave që po udhëtonin me të.

Mendohet se aksidenti ka ardhur për shkak të pjerrësisë së rrugës dhe reshjeve të shiut.

Top Channel