Një djalë 6-vjeçar indian adhurohet në fshatin e tij si të ishte një Perëndi për shkak se ka një bisht të gjatë rreth 30 centimetra që përbëhet nga qime të trasha të zeza.

Amar Singh shihet nga banorët e fshatit Nijmapur si dikush që është i lidhur me zotin hindu Hanuman, i cili i ngjante një majmuni.

Familjarët e tij thonë se ai ka lindur me një bisht të gjatë 2.5 centimetra dhe gjatë kalimit të viteve bishti është zgjatur gjithmonë e më shumë.

“Ai është një djalë shumë normal dhe i dashur. Edhe pse bishtin mund t’ja presim shumë lehtë, ne nuk duam pasi e konsiderojmë atë si një dhuratë nga Zoti”, thotë babai i 6-vjeçarit.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel