“Fair Play”, rrezikojnë edhe PSG e City

15/04/2014 00:00

Manchester City dhe PSG janë ekipet e radhës të rrezikuara për t’u ndëshkuar, për shkak të moszbatimit të rregullit të “Fair Play”-t financiar.

Brenda kësaj jave priten pasojat e para të programit të kufizimit të shpenzimeve, të shumëkërkuar nga drejtuesit e UEFA-s, me dy klubet që rrezikojnë gjoba, ose në rastin më ekstrem, bllokim të merkatos.

Pas Barcelonës, merkatoja verore mund të humbasë edhe dy protagonistë tepër të fuqishëm.

Në realitet, City rrezikon më pak se PSG, pasi humbjet në total janë rreth 149 milionë stërlina, krahasuar me humbjet neto prej vetëm 37 milionë stërlinash (45 mln euro). Por, në Angli, këto humbje mund të deklarohen edhe si të destinuara për zhvillimin e të rinjve apo për përkujdesjen ndaj infrastrukturës, duke reduktuar ndjeshëm rreziqet dhe humbjet efektive.

Ndryshe nga anglezët, PSG kanë një humbje vjetore prej 130 milionë eurosh, i mbuluar nga një “marrëveshje sponsorizimi” me një fond nga Katari: avokatët e klubit duhen të jenë të aftë të demostrojnë atë që presidenti Al-Khelaifi pretendon prej muajsh, apo kontratën që sponsorizimi të jenë i rregullt, dhe jo një devijim nga taksat personale të drejtuesve.

Të tjerë klube që rrezikojnë sanksione disi të lehta janë Liverpool (humbje 90 mln në 2 vitet e fundit), Chelsea (50 milionë në 2013, 1,4 milionë një vit më parë), Manchester United dhe Arsenal.

Sanksionet do të zyrtarizohen më 5 Maj, teksa klubet do të kenë mundësinë e apelimit në një shkallë më të lartë të gjyqësorit.

Top Channel