" /> ">

“Po ofendoni liderin suprem!”

15/04/2014 00:00

Një sallon bukurie në Londër, që kishte përdorur një poster të Kim Jong-un për të reklamuar ulje çmimi për ata që do të donin të qetheshin, për shkak se mund të ishin shfaqur keq nga flokët, në një ditë me erë, u vizitua nga agjentë të Koresë së Veriut, të cilët kërkuan heqjen e menjëhershme të posterit, sepse ishte “ofenduese” ndaj liderit të tyre suprem.

Mo Nabbach, i cili drejton Akademinë e Flokëve M&M në South Ealing të Londrës, shpresonte që posteri i vendosur në derën e biznesit të forconte klientelën dhe biznesin e tij, por për çudi tërhoqi vëmendjen e zyrtarëve nga vendi komunist, ambasada e të cilëve ndodhej pranë Akademisë.

Reklamimi, i cili shfrytëzonte një foto të Kim Jong-un me model të çrregullt e të veçantë të flokëve të tij, me pjesët anësore të rruara dhe me flokët e gjata të ndara në mes, e të hedhura nga të dy anët. Poshte pamjes së tij shkruhej: “Një ditë me flokë të çrregullt? 15% ulje për të gjithë ata që qethen brenda muajit Prill”.

Por, vetëm pak më vonë, Nabbach tha se zyrtarët e Koresë së Veriut, ambasada e të cilëve është vetëm 2 milje larg në Gunnersbury, mbërritën për të protestuar. Dy personat i bënë foto dyqanit në perëndim të Londrës, si dhe posterit të “liderit të tyre të dashur”, ashtu siç dhe morën shënimet poshtë saj.

Pak më vonë ata u rikthyen aty për t’i thënë drejtuesit të Akademisë të hiqte posterin, sepse ishte “ofendues” ndaj liderit suprem të vendit të tyre, dhe për këtë arsye nuk duhej të qëndronte më aty.

Ndërkohë që pronari iu kundërpërgjigj se, atje ndodheshin në Londër, në Angli, dhe jo në Korenë e Veriut, ndaj dhe duhej të merrnin avokatët e tyre për të zgjidhur këtë problem”, bëri të ditur Nabbach për “Evening Standard”. Megjithatë gjithçka u zgjidh në paqe, pa grindje.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel