Cameron: Duhet pasur më shumë se një partner

15/04/2014 00:00

Ajo është një nga aktoret më të bukura të botës, teksa ka qenë e lidhur më parë me personazhe të tillë si Justin Timerlake, Jared Leto dhe Alex Rodriguez. Por, duket se një burrë nuk është i mjaftueshëm për të përmbushur sa duhet nevojat e Cameron Diaz.

Ylli 41-vjeçar i kinematografisë ka pranuar se ajo beson në të pasurit e më shumë se 1 partnerit, pasi si grua që është pret shumë më tepër nga burrat, kur bëhet fjalë për marrëdhëniet monogame.

Në një intervistë për gazetën “Daily Mirror”, ajo u shpreh: “Për disa arsye, ne përfshihemi në marrëdhënie dhe presim që burri të kuptojë ‘të gjitha’ pjesët tona dhe të përmbushë të gjitha nevojat tona. Mendoj se ky është problemi ku dështon gjithçka”.

E pyetur nëse mendonte se pasja e më shumë se 1 partneri do të ishte më mirë, Cameron u përgjgj: “Përse jo? Pse duhet të jetë diçka e keqe?”.

Ylli i “Gruaja Tjetër”, e cila është aktualisht beqare, shpjegoi se tashmë po sheh nga mikeshat e saj femra, për të plotësuar disa nga nevojat e saj.

Jemi duke shijuar turin promocional të filmit të ri “The Other Woman”. Pikë së pari, të treja gratë në rolet kryesore janë të magjishme, së dyti jemi duke ngrënë të gjithë ngarkesën e nevojshme të ushqimit si të ishim modele.

Kate Upton, Leslie Mann dhe Cameron Diaz, kanë të treja stilet e tyre si dhe përdorin shfaqjet e tyre në tapetin e kuq për të treguar shijet e tyre ndryshuese. Ndërsa Cameron preferon më shumë një fustan sportiv të Victoria Beckham, Kate mban të veshur një fustan të magjishëm të Christian Siriano-s, ndërsa Leslie tregon format e saj në veshjet e Giles.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel