Bazat e të dhënave faciale të FBI

15/04/2014 00:00

Aktivistët kanë ngritur shqetësime mbi privatësinë, për shkak të bazës së të dhënave të njohjeve faciale të zhvilluar nga FBI-ja, që mund të përmbajë rreth 52 milionë imazhe deri në vitin 2015.

Grupi i të drejtave civile, Fondacioni i Kufijve Elektronikë (EFF), siguroi informacione në lidhje me projektin, përmes lirisë së kërkesës për informacion. EFF bëri të ditur se janë të shqetësuar, pasi imazhet e njerëzve jo-kriminelë do të ruhen së bashku me ato të kriminelëve.

Ndërkohë, FBI-ja ka njoftuar se baza e të dhënave do të mund të reduktojë aktivitetet terroriste dhe kriminale. Baza e të dhënave të njohjeve faciale është pjesë e programit të Byrosë Federale të Hetimit për Identifikimin e Gjeneratës së Re (NGI), i cili është në vetvete një bazë e madhe e të dhënave biometrike e zhvilluar për të zëvendësuar Sistemin aktual të Identifikimit të Integruar Automatik të Shenjave të gishtërinjve (IAFIS).

Programi, i cili është shtyrë për disa vite me radhë, do të ofrojë “gjendjen e shërbimeve të identifikimit të artit të biometrisë”, sipas faqes zyrtare të Byrosë.

Veç imazheve të njohjes faciale, programi po zhvillohet për të përfshirë edhe kapjen dhe ruajtjen e gjurmëve të gishtërinjve, skanimin e irisit (pjesë e syrit) si dhe të pëllëmbës së duarve.

EFF tha se dokumentet që ka parë tregojnë se elementi i njohjeve faciale të NGI-së përmban aktualisht 16 milionë imazhe që prej vitit 2013, si dhe ka kapacitetin për të mbajtur plot 52 milionë të tilla brenda vitit 2015.

Në sistemin aktual, gjurmët e gishtave të kriminelëve dhe jo-kriminelëve mbahen në baza të ndryshme të dhënash.

Gjurmët e jo-kriminelëve mund të jenë ruajtur nga FBI-ja, vetëm nëse ata kanë aplikuar për ndonjë punë që kërkon gjurmët e gishtërinjve si test kontrolli gjatë ushtrimit të saj. Gjithsesi, bazuar te sistemi i ri, nëse një kandidati i kërkohet nga një punëdhënës të dorëzojë një foto së bashku me gjurmët e gishtërinjve, tashmë edhe kjo gjë do të ruhet nga FBI-ja.

Diferenca është se të gjitha fotot tashmë do të ruhen në të njëjtën bazë të dhënash, pavarësisht nëse dikush është arrestuar apo jo për një krim.

Top Channel