5 gabimet e prindërve që shkatërrojnë vetëvlerësimin

15/04/2014 00:00

Është një thënie e vjetër që “rruga drejt ferrit është e shtruar me qëllime të shkëlqyera”. Ndonjëherë u ndodh dhe prindërve, të cilët mendojnë se çfarë bëjnë dhe thonë do t’i ndihmojë fëmijët e tyre, por në të vërtetë ka një efekt krejt të kundërt.

Studiuesit kanë listuar 5 gabime që zakonisht prindërit bëjnë dhe që dëmtojnë vetëvlerësimin e fëmijëve.

1. Shpesh prindërit mendojnë se nëse theksojnë karakteristika pozitive të fëmijëve të tjerë, kështu dhe fëmija i tyre do të përmirësohet dhe do ta rregullojë gabimin specifik menjëherë. Por, fëmijët që vazhdimisht krahasohen me të tjerët mendojnë se nuk vlejnë dhe se nuk janë aq të mirë sa të tjerët.

2. Insistimi që fëmijët e tyre të mos shkojnë kundër kodit ekzistues të shoqërisë. Konformimi për shumë prindër është ndjenjë sigurie, pasi të shkuarit kundër rrymës ose të pasurit e ideve të padëgjuara më parë mund t’i izolojë ata dhe t’i etiketojë. Skenari më i keq është dhe kur vetë prindërit mund të ndjehen prej fëmijëve të tyre të paragjykuar nga fqinjët dhe të njohurit.

3. Theksimi i gabimeve të fëmijëve. Të bërit të gabimeve është një pjesë e rëndësishme e procesit të të mësuarit dhe rritjes së fëmijëve. Zakonisht këta janë prindër që kërkojnë perfeksion pasi sipas tyre vetëm kjo të çon në sukses. Në të vërtetë mëshimi ndaj gabimeve është i barazvlefshëm me abuzimin. Fëmijët bëhen anksiozë dhe të tërhequr dhe zgjedhin rrugën me më pak rezistencë në jetë.

4. Planifikimi i jetës dhe karrierës së fëmijëve. Ka prindër që besojnë se ata e dine se ç’është më e mira për fëmijët e tyre. Ata besojnë se fëmijët nuk kanë maturitetin për të planifikuar qëllimet e tyre të jetës. Ata mendojnë se duke zgjedhur rrugën e jetës së tyre ata ua bëjnë jetën më të lehtë dhe më pak stresuese. Por, e vërteta është që këta fëmijë bëhen fëmijë të varur nga prindërit dhe të pavendosur qoftë dhe për zgjedhje të thjeshta në jetë.

5. Bazimi i kapacitetit intelektual të fëmijëve tek nota. Shumë prindër e masin inteligjencën e fëmijëve të tyre me notën që ata marrin në shkollë. Në të vërtetë, nota nuk është gjithmonë një tregues real i kapacitetit intelektual. Nëse fëmijët mendojnë se nuk janë inteligjentë pasi nuk arrijnë të marrin notë të mirë, ata do të kenë më pak rezultate në jetë, pavarësisht sesa është potenciali i tyre human.

Top Channel