KLD, masa disiplinore për 5 gjyqtarë

15/04/2014 00:00

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, gjatë mbledhjes së zhvilluar ditën e martë, shqyrtoi propozimet e ministrit të Drejtësisë për procedimin disiplinor për pesë gjyqtarë.

Pas diskutimeve, KLD vendosi shkarkimin nga detyra të Albano Çepele, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër; dhënien e masës disiplinore ndaj gjyqtares Elona Gjoka, për një periudhë 2-vjeçare, në një gjykatë të një niveli më të ulët dhe konkretisht në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë; dhënien e masës disiplinore “Vëretje me paralajmërim për shkarkim nga detyra” për Enkelejda Hoxhën, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë.

Të njëjtën masë disiplinore mirën dhe gjyqtarët Nazmije Pengili dhe Engjëllushe Tahiri, të dyja gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë. Ndaj pesë gjyqtarëve kishin ardhur ankesa të shumta zvarritjeje të pajustifikuara të proceseve gjyqësore, shkelje haptazi e ligjit procedurial dhe moszbatim i vendimeve unifikuese.

Top Channel