Kupa e Gjermanisë, Borussia në finale

16/04/2014 00:00

Borussia Dortmund u kualifikua për në finalen e Kupës së Gjermanisë pasi mundi në gjysmëfinale skuadrën e Wolfsburg me rezultatin 2-0 me gola të Mhkitaryan dhe Lewandowski.

Verdhezinjtë kaluan në avantazh që në minutën e 13 dhe dyfishuan rezultatin në minutën e 43.

Në pjesë e dytë ishte Wolfsburg ai që kishte raste të pastra për shënim. Malanda në minutën e 75 goditi lart traversës kur ndodhej në zonën e vogël, ndërsa Luiz Gustavo goditi shtyllën në minutën e 81.

Gjysmëfinalja tjetër e Kupës së Gjermanisë është ajo mes Bayern Munchen dhe Kaiserslautern.

Top Channel