Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, 3 viktima

16/04/2014 00:00

Përplasja e tre automjeteve në aksin Levan-Tepelenë ka shkaktuar 3 të vdekur dhe 5 persona të plagosur.

Aksidenti tragjik ndodhi paraditen e sotme në aksin rrugor Levan-Tepelenë në afërsi të fshatit Kafaraj. Në aksident është përfshirë një furgon me targë AA881GJ, një autoveturë me targë AA746DA dhe një tjetër mjet, targat e të cilit nuk duken pasi janë shkatërruar tërësisht.

Gjithsej janë nxjerrë nga makinat e shkatërruara 5 të plagosur, tre nga të cilët janë në gjendje kritike për jetën.

Dyshimet e policisë janë se aksidenti është shkaktuar nga një mjet furgon, drejtuesi i së cilës humbi jetën nga përplasja e fortë me dy mjetet e tjera në rrugë.

Në një prej mjeteve ndodheshin 5 anëtarë të një familjeje që po udhëtonin drejt Greqisë.

Top Channel