Olivia Wilde zhvishet për filmin e ri

16/04/2014 00:00

Aktualisht është 8 muaj e gjysmë shtatzënë, por në filmin e fundit ku ka interpretuar, Olivia Wilde është zhveshur tërësisht për një skenë të “nxehtë”.

I xhiruar në Paris, Romë dhe Nju Jork, filmi me titull ‘Third Person’ tregon tre histori të ndërlidhura dashurie. Aktorja brune interpreton përkrah Liam Neeson në pjesën franceze të romancës.

Në këtë film luajnë gjithashtu Mila Kunis, Kim Basinger, Adrien Brody, James Franco dhe Moran Atias.

Filmi ka regjinë dhe skenarin e Paul Haggis, fitues i çmimit Oscar i cili njihet edhe për filma si ‘Crash’, ‘Million Dollar Baby’ dhe ‘Casino Royale’.

Top Channel