Kur “selfie”-t bëhen tepër të rrezikshme

16/04/2014 00:00

Për të bërë një “selfie”, njerëzit zgjedhin vendndodhje nga më të ndryshmet, më të bukurat, e më të veçantat, por një rast i tillë nuk ka rezultuar pozitiv për një person, i cili ka zgjedhur një vend tepër të diskutueshëm.

Pikërisht pranë shinave të trenit, aty ku ky djalosh kërkonte të fotografonte veten me shpinë nga treni, që pritej të kalonte në ato çaste.

Por, për ta “ndëshkuar”, makinisti ka nxjerrë këmbën dhe e ka goditur në fytyrë, një xhest që nuk është fort i vështirë të kuptohet dëmi i shkaktuar. E megjithatë, më pak e rëndësishmja ishte se projektin e tij për një foto “spektakolare” e mori era.

Top Channel