Marotta-Buffon, replika për çështjen Pogba

16/04/2014 00:00

Përgjigja e drejtorit të përgjithshëm të Juventus, Beppe Marotta, ndaj fjalëve të Buffon, i cili vetëm pak më herët ishte shprehur se “do ta mirëkuptonte shitjen e Pogba-së”, ka qenë e menjëhershme.

“E kuptoj shumë mirë kontekstin e shprehur nga Gigi, – ka deklaruar Marotta, – por shoqëria jonë është një shoqëri që ble, jo një që shet lojtarë”.

Referimi ka të bëjë gjithmonë me interesimin e PSG-së, e gatshme të bëjë çmendurira. “Buffon ka bërë një deklaratë si të ishte sipërmarrës. Ne e vlerësojmë, por nuk jemi një klub që shesim”.

Fjalët e kapitenit, të një lideri, por edhe një njeriu të klubit që shoqëria bardhezi e ka pasur në krah të vet prej një jete, ishin të qarta. “Pogba është një super lojtar, por do ta mirëkuptoja shitjen e tij”. Por çështja Pogba nuk ka qenë e vetmja në intevistën e dhënë Sky-it nga Buffon. Kapiteni bardhezi ka zbuluar edhe diçka në lidhje me veten e tij: “Pa Conte-n do të kisha shkuar te Roma”. Gjithashtu vlerëson edhe sulmuesin argjentinas, Tevez, të cilin e konsideron një “lokomotivë” të skuadrës.

Sa i përket objektivave sezonalë: “Duam titullin dhe trofeun e Europa League për t’u rikthyer fuqishëm në Europë. Kupa nuk është detyrim, është me siguri një objektiv që mund të bëhet realitet dhe që mund të jetë i yni nëse shprehemi në 100% dhe nëse faktorët e tjerë do të jenë në favorin tonë”.

Top Channel