Vëllezërit e Paul Walker në filmin ‘Fast & Furious 7’

16/04/2014 00:00

Vëllezërit e Paul Walker, Caleb dhe Cody, do të zëvendësojnë aktorin e ndjerë në disa pjesë të filmit ‘Fast & Furious 7’.

“Kemi rinisur xhirimet dhe mirëpresim vëllezërit e Paul-it, Caleb dhe Cody, në familjen e madhe të FAST-it”, lexohej në një shënim në faqen e Facebook-ut të filmit të ri.

“Caleb dhe Cody po na ndihmojnë të përfundojmë disa skena aksioni. Prania e tyre në sheshxhirim na bën të ndihemi sikur Paul-i është me ne”, shton më tej ky shënim.

Paul Walker vdiq në një aksident rrugor në nëntorin e kaluar kur i kishin mbetur edhe disa skena për të xhiruar. Ka pasur shumë spekulime për mënyrën se si do të xhiroheshin këto skena dhe ky shënim sqaron shumë gjëra.

Saga ‘Fast & Furious’ është një nga më të suksesshmet në dekadat e fundit të historisë së Hollivudit.

Top Channel