Mbështetje prodhimeve bio

16/04/2014 00:00

Me qëllim dekurajimin e përdorimit të hormoneve në bujqësi, Ministria e Bujqësisë mbështet financiarisht procesin e rritjes së prodhimeve bio.

Ministri Edmond Panariti vizitoi fermën e parë në vend që për rritjen e këtyre prodhimeve ka adoptuar metodën e pjalmimit të luleve të perimeve dhe frutave me bletë.

“Jam i impresionuar nga një teknologji e re e futur për pjalmimin e lules së frutit të domates përmes një blete, gjenetikisht e prodhuar për të bërë këtë pjalmim dhe quhet “bumblebees”, ose bleta brumbull, sepse është me e madhe se bleta e zakonshme që ka një ndjeshmëri ndaj ngjyrave dhe identifikon me shpejtësi lulen e domates, e pjalmon atë dhe nxit në kohë rekord formimin e frutit”, deklaroi Panariti.

Ministria e Bujqësisë thotë se kjo metodë është shpërndarë në shumë sera të tjera në Tiranë si dhe në Berat, Lushnje e Kuçovë. Ministria do të financojë koston e këtyre koshereve që vijnë nga importi për të paktën 100 hektarë sera.

Top Channel