Ushqimet e thata dobësojnë me shpejt

16/04/2014 00:00

Ushqimet e thata ndihmojnë në dobësimin e shpejtë. Në këtë përfundim kanë mbërritur studiuesit zviceranë dhe holandezë pas muajsh kërkimesh.

Në studim u përfshinë dhjetra persona mbipeshë. Jo të gjithë ata kishin mundësitë për t’u marrë me aktivitet fizik për të humbur kilogramët e tepërta, ndërsa dieta për të tjerë është një mision i pamundur përballë tundimit të ushqimit.

Por si të ngopesh stomakun pa u shëndoshur? Këtë zbuloi grupi i studiuesve holandezë dhe zviceranë. Sipas tyre, ushqimet e thata ndihmojnë në rënien shpejt nga pesha për shkak se nga njëra anë kanë shumë herë më pak kalori dhe nga ana tjetër krijojnë ndjesinë e të ngopurit më shpejt nga ushqimet e tjera.

Por edhe në këtë rast, studiuesit kërkojnë që të bëhet kujdes; të konsumohen kryesisht perimet dhe frutat e thata dhe jo ushqime me bazë brumi.

Top Channel