Denis Biduli është shumë afër ditës më të rëndësishme të jetës së tij, martesës!

Ai është në momentin e zgjedhjes së kostumit të dhëndërit. Në kërkim të një kostumi klasik, elegant dhe mbi të gjitha me shumë stil i drejtohet stilistit Altin Mici.

Prej vitesh Altini e ka perqendruar krijimtarine e tij vecanerisht tek kostumet per eventet me te rendesishme ne jeten e shume meshkujve.

Denisit nuk iu desh shume kohe te perzgjidhte kostumin me te cilin e sheh veten te veshur diten e madhe!!! Eshte e rendesishme te konsiderohet ku dhe si do te jete e organizuar ceremonia. Keshtu do te jete me e lehte edhe perzgjedhja e kostumit te duhur.

Keta jane vetem 2 nga kostumet e koleksionit te fundit te pergatitur nga Altini. Ne te bie ne sy larmia e ngjyrave blu, lejla, bordoe grin e nje game te gjere te tonaliteteve te tyre. Ngjra te cilat pergjithesisht u shkojne meshkujve dhe i bejne me terheqes per ate dite. Nuk mund te leme pa permendur ngjyren e zeze qe kete here vjen me dizenjo. Materiale te zgjedhura me kujdes. Kemisha jo vetem te bardha por edhe me ngjyra qe pa e tepruar sjellin klas, sharm dhe nje stil rinor.

Ndryshe nga shume “kandidate” per dhender te cilet vijne te shoqeruar, Denisi kete vendim deshiron ta marre vete pa u ndikuar. Ka shume argumenta qe e bindin se i dyti eshte i duhuri. Pasi ka pare katalogun, ka provuar disa prej tyre dhe ka pare shume modele te tjera tani nuk ka me asnje dyshim!

Top Channel