Meshkujt që mbajnë veten, pasionet dhe kujdesi ndaj saj mes famës dhe suksesit. A paragjykohen në Shqipëri? Cfarë mendojnë femrat për ta?

Studio e Pasdites në Top Channel katër emra të njohur të ekranit dhe modës.

Kujtimi

Prej 15 vitesh jeton në Londër, fotograf biologjik. E bezdis fakti që në Shqipëri njerëzit paragjykojnë shumë për kujdesin dhe veshjen. Vë re që përgjithësisht meshkujt në Shqipëri nuk kujdesen për ngjyrat edhe pse po ndryshon… për të nuk kanë shumë stil. Këtë mendim ka edhe për të rinjtë të cilët vishen sport, por pa stil, në mënyrë uniforme. E sheh si vlerësim për veten dhe kujdeset edhe për ushqimin, palestrën, veshjet, kremin dhe trajtime të tjera.

Klinton Zeqiraj

Model prej profesionit në foto edhe ka vënë make up, rimel, shkëlqyes. Pika e tij e dobët janë flokët. Ka eksperimentuar me pamjen e tij dhe vazhdon ta bëjë. I ka patur flokët e gjata me gërsheta. Rrëfen se kur i ka bërë flokët platin dhe shkoi në Sarandë, aty ku është edhe familja e tij i ati i tha: shko dhe bëji flokët sic i kishe. Ai shkoi dhe i leu sërish…natyrale. I pëlqejnë vëthët dhe parfumet.

Isli Islami

Filloi të kujdesej më shumë për veten kur doli në ekran. Është e rëndësishme për profesionin e tij. Bën trajtime, masazhe….dhe më shumë kujdes zgjedh veshjen që një ditë më parë. Nuk i lë asgjë rastësisë. Thotë se moshatarët e tij nuk kanë vënë një krem në fytyrë…Për të kujdesi për veten është kulturë dhe respekt për veten.

Drini Zeqo

Është vlerësuar si një ndër meshkujt me shumë stil. Gjithmonë i kuruar në stilin e veshjes. Thotë se i kushton rëndësinë e nevojshme pamjes së jashtme dhe se kujdesi ndaj vetes është kulturë.

Çfarë mendojnë femrat për meshkujt që mbajnë veten?

Top Channel