Bayern-Dortmund, finalja e Kupës së Gjermanisë

17/04/2014 00:00

Bayern Munchen mundi me lehtësi skuadrën e Kaiserslautern me rezultatin 5-1 dhe do të luajë finalen e Kupës së Gjermanisë ndaj Borussia Dortmund në atë që do të jetë ndeshja mbyllëse e sezonit në Gjermani.

Golat për bavarezët u shënuan nga Schweinsteiger, Kroos, Muller, Mandzukic dhe Gotze. Goli i vetëm për Kaiserslautern u shënua nga Zoller.

Trajneri Pep Guardiola nuk aktivizoi në këtë takim portierin Neuer, i cili ka një dëmtim dhe është në dyshim edhe për takimin ndaj Real Madrid në Ligën e Kampioneve.

Gjithashtu, trajneri spanjoll la pushim hollandezin Arjen Robben.

Top Channel