Në të njëjtën javë që tha se është krenare për trupin e saj, Serena Williams u shfaq me bikini në plazh për të treguar më qartë arsyen e krenarisë së saj.

Tenistja amerikane nxorri në pah format muskuloze në plazhin e Majemit ditën e mërkurë, gjatë një dite relaksi me dy shoqe të saj.

Serena tha për revistën ‘Fitness’ se forma të tilla nuk i kanë pëlqyer kur ishte e re.

“Kur isha e re nuk isha e kënaqur me fizikun tim. Më pas, kur nisa të fitoja turne, kolege që i kisha moshatare më thonin që e pëlqenin shumë pamjen time dhe unë nisa ta pranoja trupin tim dhe gjoksin e madh. Rëndësi ka që ta pranosh veten ashtu siç je”, thotë 32-vjeçarja, aktualisht numri 1 i botës në tenisin e femrave.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel