F1, Vettel: Red Bulli do të ringrihet

17/04/2014 00:00

Sebastian Vettel ka besim se Red Bulli do të ringrihet pas një nisjeje jo të mirë të kampionatit në Formulën 1.

“Jo gjithçka mund të na shkojë përherë mirë, e kemi të qartë këtë. Gjithashtu e dimë që jo gjithçka mund të na shkojë përherë keq”, tha katër herë kampioni i Formulës 1 katër ditë para Cmimit të Madh të Kinës.

Edhe pse ka shpresa, piloti gjerman mendon se duhet kohë për të ndryshuar situatën: “Na mungon fuqia në makinë dhe duhet të punojmë shumë për të kapur vendet e para.”

Pas tre garave të para, Red Bulli renditet në vend të katërt në klasifikimin e Konstruktorëve, ndërsa Vettel në vend të gjashtë në klasifikimin e pilotëve.

Top Channel