“Heartbleed”, arrestohet i pari në Kanada

17/04/2014 00:00

Një 19-vjeçar kanadez është bërë personi i parë i arrestuar në lidhje me thyerjen e sigurisë së çertifikatave, të njohur me emrin “Heartbleed”.

Stephen Arthuro Solis-Reyes, nga rajoni i Londrës në Ontario, është akuzuar për shkak të sulmit ndaj faqes së internetit të Agjencisë Kanadeze të të Ardhurave (CRA), të premten e kaluar, bëri të ditur Policia e Kalorësisë Mbretërore kanadeze (RCPM). RCPM njoftoi gjithashtu se Solis-Reyes vodhi më pas 900 numra të sigurimeve shoqërore.

Në një zhvillim tjetër, edhe faqja homologe në Britaninë e Madhe “Mumsnet” ka dhënë detaje të reja, se si kishte rënë viktimë e këtij problemi online, i cili u bë i ditur rreth 1 javë më parë, kur i gjithë publiku u këshillua të ndryshonte fjalëkalimet.

Faqja publikoi një postim, duke shpjeguar se si një hacker sulmoi disa llogari javën e fundit, përfshi një që i përkiste themeluesit të “Mumsnet”, Justine Roberts, pasi shpërtheu e meta kriptologjike për të ekspozuar kredencialet e pronarëve.

“Shpresoj se veprimet e hackerave në llogarinë e Justine ndihmoi për të tërhequr vëmendjen se sa problem i madh është ky”, shkroi hackeri në rrjetin social. “Dyshoj se shumë njerëz nuk do ta merrnin seriozisht këtë problem, në të kundërt. Jini mirënjohës që personi, i cili ka pasur akses në informacionet e serverit ishte tepër bujar që iu bëri të ditur që po vidhte, në një kohë që mund ta kishte bërë shumë mirë pa lënë shenja”.

Top Channel