Federer, lindja e fëmijës, përpara “Roland Garros”

17/04/2014 00:00

Roger Federer pritet të vendosë si objektiv primar të qenit pranë gruas së tij gjatë lindjes së fëmijës së tij të tretë, përpara kompeticionit madhor të muajit të ardhshëm në tenis, “French Open”.

Numri 4 i botës ka thënë se të qendruarit pranë Mirka-s (së shoqes) është më e rëndësishme se sa të rivalizojë në “Grand  Slam”-in e Parisit, që zhvillohet në terren dheu.

Federer ka zhvilluar një rekord prej 57 turnesh “grand slam”-i radhazi, teksa i fundit madhor që ka humbur pas këtij rekordi ka qenë “US Open” në vitin 1999.

Por, 17 herë fituesi i këtyre kompeticioneve u tha reporterëve në “Monte Carlo Masters” se: “Prioriteti im është të jem pranë gruas time, në mbështetje të saj në prag të lindjes. Kam luajtur mjaftueshëm ndeshje tenisi. Të humbas një turne apo një ndeshje nuk do të ndryshonte asgjë për mua”.

Federer dhe Mirka u bënë prindër të dy vajzave binjake, Charlene Riva dhe Myla Rose, në Korrik të vitit 2009. 32-vjeçari zbuloi në “Twitter” në prag të Pashkëve, se familja mëse e dashuruar zviceriane do të shtohej në numër gjatë vitit 2014.

Por, Federer nuk zbuloi në fakt datën se kur mund të lindë e shoqja, apo nëse çifti pret binjakë të tjerë apo jo.

Aktualisht, numri 4 i botës në tenis është duke garuar në Monte Carlo, pas dy vjetësh mungesë në eventin përgatitor në Principatë, para “Roland Garros”.

Top Channel