KLSH padit 7 ish-zyrtarë të ALUIZNI-t

17/04/2014 00:00

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në prokurori dy ish-drejtorë dhe 5 ish-funksionarë të degës së ALUIZNI-t në Durrës, me pretendimin se kanë abuzuar me anë të detyrës.

Sipas një njoftimi për shtyp të KLSH-së, 7 ish-zyrtarët akuzohen se kanë bërë legalizime të paligjshme në këmbim të përfitimeve personale.

“Legalizimet e jashtëligjshme janë bërë për 202 subjekte në zonat arkeologjike dhe bregdetare. 7 ish-zyrtarët i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej rreth 500 mijë euro”, thuhet në njoftim.

Në dokumentin për shtyp të Kontrollit të Lartë të Shtetit thuhet më tej se janë marrë masa disiplinore edhe për 5 nënpunës në drejtorinë qendrore të ALUIZNI-t.

Top Channel