Për shkencëtarët dhe banorët e Shteteve të Bashkuara, një seri e jashtëzakonshme  eklipsesh hënore sapo ka filluar. Ngjarja ka nisur me 15 prill kur Hëna e plotë kaloi nëpër hijen e Tokës , duke prodhuar  një eklips të dukshëm vetëm për pjesën e Amerikës së Veriut.

Ky eklips hënor shënon fillimin e 4 të tillëve që do të zhvillohen në pak muaj dhe fenomeni quhet tetrad. Eklips i plote i 15 prillit 2014, do të pasohet nga një tjetër më 8 tetor 2014 , një tjetër më 4 prill 2015, dhe i fundit do të ndodhë më 28 shtator të po këtij viti. Eklipset hënore ndodhin kur Dielli, Toka e Hëna ndodhen në një vijë të drejtë, në mënyrë të tillë që hija e Tokës bie mbi Hënë.

Fred Espenak nga NASA ka deklaruar se tetrada nuk është një fenomen shumë i rrallë. Ai vë në dukje se në shekullin e 21-të do të ketë 9 grupe tetradash. Por gjëja më e veçantë rreth tetradës se 2014-2015 është se të gjithë eklipset e tij do të jenë të dukshëm për pjesën më të madhe të SHBA.

Eklipsi i plotë është i njohur jo shkencërisht si “Hëna e përgjakut” sepse gjatë eklipsit ajo merr ngjyrë të tillë nga unaza e Tokës, e cila bllokon dritën e diellit duke përthyer rrezet mbi Hënë.

Një shembull që ju ta kuptoni më mirë fenomenin: supozoni sikur po kryeni një udhëtim të shpejtë mbi Hënë, jeni duke qendruar në një fushë me pluhur hënor duke parë lart qiellin. Mbi ju varet toka duke fshehur krejtësisht diellin pas. Ky është momenti kulmor i eklipsit. Rrethi i planetit blu është në zjarr.

Nëse do të mund të shihnit me sy perimetrin e Tokës do të shijonit një pamje të rrallë, duke parë cdo agim dhe cdo muzg të sajin në një moment të vetëm. Ky ndricim spektakolar i Tokës është ai që e transormon Hënën në një rruzull të madh të kuq të ndezur.

Top Channel