Tifozët inkurajojnë Bayern

17/04/2014 00:00

Dalja në finalen e Kupës së Gjermanisë ka rritur shpresat e tifozëve të Bajernit se skuadra e Guardiolës do të përsërisë sezonin e kaluar, ku nën drejtimin e Jup Hejnkes morën 3 kupa.

Qindra tifozë kanë vërshuar të enjten drejt qendrës stërvitore të Bajernit pë t’i përgëzuar dhe për dhënë më shumë zemër trajnerit Guardiola dhe lojtarëve, të cilët pas Bundesligës kanë shanse të fitojnë edhe Ligën e Kampioneve dhe Kupën e Gjermanisë.

Tifozët në fakt i druhen Realit, por theksojnë se kualitetet në skuadrën e tyre do t’i çojnë ata drejt Lisbonës, aty ku do të luhet dhe finalja e madhe e Champions.

Javën e ardhshme Bajerni do të luajë në “Santiago Bernabeu” ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Realit, ndërkohë që finalja e Kupës së Gjermanisë përballë Dortmundit do të luhet më 17 maj, një javë para finales së madhe të Champions League.

Top Channel