Hillary dhe Bill Clinton së shpejti gjyshër

18/04/2014 00:00

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton dhe Hillary së shpejti do të bëhen gjyshër për herë të parë, pasi vajza e tyre Chelsea ka thënë se është shtatzënë.

Chelsea ndodhej bashkë me nënën e saj, Hillary, në një nismë të fondacionit “ClintonFoundation” mbi të drejtat e grave, ajo ka thënë se ‘ndjehej shumë mirë, pavarësisht faktit nëse do të jetë një vajzë apo një djalë, duke e ditur se do të rritet në një botë me gra drejtuese të forta. 

Chelsea, e cili në ditët e fundit nuk e kishte përjashtuar mundësinë e përfshirjes në politika, shpesh ka qenë nxitur nga prindërit e saj për të krijuar familjen, ajo u martua me Marc Mezvinsky në vitin 2010.

“Jam mjaft i lumtur që do të shtoj një rresht të ri në biografinë time…gjysh i ardhshëm”, shkruajti Clinton në “Twitter”.

Menjëherë pas publikimit të lajmit ka filluar ironia në rrjetet sociale në SHBA. “Tani e kemi edhe kandidatin për president në zgjedhjet e vitit 2052”, ishte shkruar në rrjetet sociale, ndërsa të tjerë  tashmë e kanë cilësuar të ‘vjetër’ Hillary-n për të marrë drejtimin e Shtëpisë së Bardhë menjëherë pasi ajo do të bëhet gjyshe.

Top Channel