Patos, kapet i shumëkërkuari Ilir Hoxha

18/04/2014 00:00

Mesditën e së premtes, policia e Fierit ka zhvilluar një aksion të gjerë në Patos për kapjen e një të shumëkërkuari.

Në këtë aksion u angazhuan 70 efektivë policie dhe u kontrolluan 5 ambiente njëkohësisht.

Si rezultat i tij është bërë i mundur arrestimi i Ilir Hoxhës, 24 vjeç, mbi të cilin rëndojnë një sërë akuzash, përfshi këtu vrasje të mbetur në tentativë, marrëdhënie seksuale me të mitur, etj.

Top Channel