Juve, e ardhmja e Conte-s e paqartë

18/04/2014 00:00

Pavarësisht se Antonio Conte është në sintoni të plotë me Juve-n, e ardhmja e tij mbetet rebus. Trajneri bardhezi po merr në konsideratë idenë e ndryshimit të ambientit, por për momentin raportohet të ketë refuzuar një mega-ofertë të Monaco-s, prej 7 milionë eurosh në sezon.

Motivi? Conte dëshiron një klub të madh dhe ka në mendje ëndrrën Champions League. Thënë kjo, Juve duhet të ketë kujdes më shumë nga Barcelona, që duket e gatshme t’i japë lamtumirën “Tata” Martino-s, e cila mund t’ia besojë teknikut bardhezi rindërtimin e “perandorisë”. Edhe Manchester City është i frikshëm, në rast të falimentimti të projektit Pellegrini.

Edhe Juve duhet të bëjë gjithçka për të kënaqur Conte-n, me një projekt përforcimesh, aq sa të mund t’i garantojë atij një figurë shumë më të mirë nga sa ka bërë këto vite në Champions. Ai po pret lëvizjet, por ndërkohë po sheh edhe për mundësi të tjera, pasi synon gjithnjë të jetë i pari. Për këtë arsye ka refuzuar edhe klubin e Principatës, një ekip ambicioz por që momentalisht nuk konsiderohet një klub i madh.

Top Channel