Panairi i poçarisë

18/04/2014 00:00

Afrimi i festës së Pashkës, në qytetin e Korçës ka risjellë, ashtu si çdo vit, Panairin e Poçarisë.

Festa ortodokse, e cila kremtohet nga të gjithë qytetarët masivisht, pavarësisht besimit fetar, ka shpalosur si pjesë të traditës objekte dhe suvenire të formave dhe llojeve të ndryshme.

Me dhjetra stenda, ku janë ekspozuar punime të ndryshme poçarie, janë ngritur për të disatin vit radhazi në sheshin para katedrales, “Ringjallja e Krishtit”.

Qyteti i Korçës është një nga qytetet, që shquhet për traditën dhe artin e poçarisë. Zhvillimi i kësaj tradite është kultivuar sidomos gjatë festimit të Pashkëve, kur njerëzit blejnë produkte balte.

Top Channel