“60 persona më kishin ngulur sytë”

18/04/2014 00:00

Kate Upton ka deklaruar se u tmerrua gjatë xhirimeve të një skene me bikini në plazh pasi i gjithë stafi prej 60 personash i kishte ngulur sytë.

Modelja 21-vjeçare ka interpretuar në filmin ‘The Other Woman’ së bashku me Cameron Diaz dhe Leslie Man në rolin e saj të parë të madh në kinematografi dhe tregoi një kuriozitet nga sheshxhirimi.

“Ato janë aktoret më të mira dhe më kanë ndihmuar shumë. Kur po xhiroja skenën e plazhit nuk u ndjeva aspak mirë pasi ishin rreth 60 persona që më kishin ngulur sytë. Doja t’i thoja që të shihnin telefonat apo diçka tjetër pasi u vura në siklet. Cameron dhe Leslie e vunë re këtë gjë dhe u zhveshën për të vrapuar me mua. Ishte diçka fantastike”, tregoi Upton.

“Ato të dyja nuk duhet të ishin fare në sheshxhirim, por erdhën vetëm për mua”, tha modelja e famshme.

Top Channel